Aktuale Më shumë

Bajraktari: Fokusi do të jetë në investimet kapitale në infrastrukturë

Prej tvteuta17:48, 18 Mars 2022

Omer Bajraktari, bartës i listës “Fillim i Ri” në konferencën për media : “Avancimi i infrastrukturës dhe zhvillimit urban prioritet” 

Infrastruktura e qytetit është një ndër pikat më kryesore dhe më e rëndësishmja e qytetit tonë. Lista jonë përqendrimin më të madh e ka pikërisht në ketë problematik, apo në avancimin e infrastrukturës dhe zhvillimit urban.

Ne si qytet turistik dhe ndërkufitar e kemi shumë të rëndësishme këtë çështje. Pa infrastrukturë të mirëfilltë ne nuk mundemi të zhvillojmë turizëm të nivelit të duhur dhe nuk mund të jemi qytet që mund ti shfrytëzoj potencialët e veta, u shpreh në konferencën për media bartësi i listës “Fillim i Ri” dhe kandidat për kryetar Komune – Omer Bajraktari.

Lista fillim i ri pjesën më të madhe të programit të vet e ka të dedikuar pikërisht infrastrukturës e Ulqinit dhe zgjedhjen e problemeve komunale.

Ne jemi të vetmit që mund të llogarisim në përkrahjen maksimale të qeveris së Malit të Zi, dhe ne ajo mbështetje na nevojitet ne realizimin projekteve të cilat me vite po mbledhin pluhur. Një ndër ato projekte është edhe vazhdimi i bulevardit  “Nënë Tereza” . Ne atë projekt duhet ta çojmë deri në fund.

Ura e re mbi lumin Buna që lidh Malin e Zi me Shqipëri po ashtu është projekt i cili do të ndërroj pozitën e Ulqinit dhe do ti jap një etapë të re të zhvillimit të qytetit tone. Projekti është nisur të punohet dhe ai është i financuar  nga ana e të dy shteteve.

Po ashtu në mandatin tonë ne do të përfundojmë edhe kino sallën në qendër të qytetit dhe çerdhen për fëmijë në fushë te Ulqinit. Këto projekte janë të përfunduar dhe presin fillimin e realizimit.

Ne dëshirojmë që pas shumë viteve të kemi investime edhe nga buxheti I komunës së Ulqinit. Prioriteti jonë do të jetë rregullimi i çarshisë së qytetit, ti japim çarshisë një pamje të re me fasada unike që komuna do të jetë e gatshme të jap kontributin e saj.

Edhe për shëtitoren në Plazh të Vogël jemi të gatshëm që të bëjmë një fillim të ri. Ideja jonë është që të bëjmë një konkurs ndërkombëtar dhe pas disa dekadave “Ranës”  dhe Ulqinit ti japim një pamje të re ashtu siç e meriton zona më e frekuentuar.

Po ashtu prioritet për ne do të jetë edhe rregullimi komunal I qytetit. Kur flasim për rregullimin komunal mendojmë në parkingjet dhe trotuaret e qytetit. Kjo do të jetë një sfidë duke u nisur nga ajo se viteve të fundit nuk është bërë asnjë vend parking i ri dhe asnjë metër trotuar i ri.

Përqendrim kyç për ne do të ketë edhe pastërtia e qytetit e cila tani është nën çdo nivel si në qendër të qytetit ashtu edhe në të gjitha zonat në qytet, është shprehur në konferencën për media Bajraktari.

  • 1

    Radio