Sociale Më shumë

Azemi: Stop bullizmit

Prej tvteuta10:22, 17 Tetor 2021

Bullizmi është dhunë psikologjike ose fizike, e cila shfaqet nga adoleshenca dhe vazhdon edhe më gjatë. Kjo dukuri shfaqet në të gjitha vendet e botës. Personat të cilët përjetojnë këtë llojë ngacmimi  nga ana psikologjike e pësojnë shumë keq. Labinot Azemi nga Ferizaji për Tv Teuta rrefen historinë e vet dhe atë se çgarë ka përjetuar me vite të tëra për shkak të pamjes së tij fizike.

“Ngacmimi ka filluar që në bankat shkollore, por atëherë ishim fëmijë dhe nuk e kuptojshim shumë këtë pjesë, kurse ka vazhduar edhe më gjatë. Tani është më e vështirë në moshë madhore, sepse të befason fakti që njerëzit intelektual mund të përqeshin për shkak të pamjes ose ndonjë të mete tjetër” thotë Azemi.

Ai ka vendosur që mos të hesht më dhe të ballafaqofehet me këtë problem në mënyrë që rinia të ndërgjegjësohet.

  • 1

    Radio