Kulturë Më shumë

Artizani Ramiz Hajdari vazhdon te jetë aktiv në panaire të shumta

Prej tvteuta09:52, 21 Nëntor 2018

Artizani i njohur nga Komuna e Ulqinit Ramiz Hajdari , njëheresh Kryetar i OJQ ” GLOBUS ART ” edhe gjatë këtij sezoni ka qenë mjaft aktiv me organizime dhe pjesemarrje në panaire të shumta artizanale , si brenda ashtu edhe jashtë vendit . Hajdari per TvTeuta deklaroi që më intenzivisht sezonin e ka filluar nga muaji shtator me pjesëmarrjen në panairin e Gjirokastrës.
Çmimet as kësaj radhe nuk kanë munguar , tha Hajdari.
Fale organizimeve të panaireve të shumta ,  Ramiz Hajdari ka qenë shtysë që shumë njerëz të vizitojne Ulqinin për herë të parë. Edhe periudha në vazhdim per z.Hajdari do te jetë mjaft e ngarkuar , sidomos gjatë muajit dhjetor ku do të jetë i pranishëm në panaire të shumta në Shqipëri dhe jo vetëm.

  • 1

    Radio