Sociale Më shumë

Arritën 40,000 vaksina Pfizer

Prej tvteuta11:02, 31 Tetor 2021

Dhurimi i 40,000 dozave të vaksinës Pfizer është shprehje e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të mirë midis Malit të Zi dhe Polonisë, tha Ministria e Shëndetësisë.

“Një dhuratë e vlefshme dhe shumë e rëndësishme prej 40 mijë dozash të vaksinës Pfizer është një tjetër shprehje e besimit dhe solidaritetit të ndërsjellë të Republikës së Polonisë ndaj Malit të Zi, mbështetja vetëmohuese dhe e plotë e të cilit u shpreh në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq.

Ministri i Shëndetësisë i dërgoi falënderime të veçanta ambasadorit të Polonisë në Mal të Zi, Artur Dmohovski, si dhe Qeverisë së Polonisë për donacionin e vyer.

  • 1

    Radio