Aktuale Më shumë

Arrestohet Petar Llazoviq. Milloviq në kërkim

Prej tvteuta19:51, 18 Korrik 2022

Zyrtari i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) Petar Llazoviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale.

Prokuroria Speciale e Shtetit ka lëshuar urdhërarrest edhe për zyrtarin e Drejtorisë Policore Ljubo Miloviq, i cili së bashku me Llazoviq dyshohet se kanë krijuar organizatë kriminale.

“Në çështjen penale që u rihap në maj të këtij viti, me urdhër të kryeprokurorit special, bazuar në materialet e EUROPOL-it dhe autoriteteve gjyqësore franceze, të dorëzuar në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar, punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, P.L. , i është hequr liria, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale, krijimi i organizatës kriminale, prodhimi, mbajtja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, kontrabanda, mbajtja pa leje e armëve dhe lëndëve plasëse, si dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare. Heqja e lirisë është kryer nga një zyrtar i Departamentit të Policisë Speciale, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Të dyshuarit brenda afatit ligjor do të sillen në prokurori special për marrje në pyetje në polici”, njoftoi Prokuroria.

Televizioni Vijesti raporton se policia ka kontrolluar më parë hotelin “Podgorica”, pronësia e të cilit është e lidhur me mikun dhe kolegun e Lazoviq, Ljubo Milloviq. Portali Libertas njoftoi para dy muajsh e gjysmë se sipas të dhënave të Europol nga aplikacioni Sky, Miloviq dhe Lazoviq janë anëtarë të klanit Kavaç, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Bashkimit Evropian dhe Australisë. , si dhe kontrabandën e armëve dhe cigareve.

  • 1

    Radio