Sociale Më shumë

Arrestohet për arsye të parkimit

Prej tvteuta16:26, 29 Gusht 2018

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ulqin, ku një banor i qytetit tonë ka bllokuar makinën e një turisti nga Kosova,  i cili e kishte parkuar makinën në oborrin e tij. Siç shkruan fosmedia, turisti nga Kosova isht duke qëdnruar në hotelin pranë shtëpisë së banorit Sulo Radonçiq dhe makinën e kishte parkuar duke menduar se parkingu i takonte hotelit. Por i zoti i shtëpisë i ka bllokuar makinën dhe ka kërkuar që ti paguhen 100 euro për parkim ose do ti vinte flakë makinës. Pas kësaj turisti nga Kosova, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka lajmëruar policinë të cilët kanë arrestuar Radonçiq, i cili mund të përballet edhe me tre muaj heqje lirie.

  • 1

    Radio