Arrestohen dy persona për vrasjen e dyfishtë në Podgoricë

Prej tvteuta15:29, 3 Prill 2018

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia, në lidhje me vrasjen e dyfishtë para disa ditëve në Podgoricë. Sipas mediave të vendit, janë arrestuar Predrag dhe Janko Vukadinoviq, kurse një person i tretë është në kërkim.

Personat e arrestuar janë identifikuar në bazë të provave biologjike të mbledhura në vendngjarje. Në incidentin e armatosur mbetën të vrarë Millosh Shakoviq dhe Radivoje Jovanoviq, ku ky i fundit konsiderohet si viktimë e rastit.

 

  • 1

    Radio