Arrestohen 7 doganierë në Tivar
Prej tvteuta10:29, 30 Gusht 2018
Policia e shtetit ka arrestuar 7 punonjës të doganës së Tivarit, me dyshimin se kanë marrë pjesë në kontrabandimin e cigareve me vlerë 1.4 milionë euro. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale pas hetimeve të kryera ku rezultoi se disa punonjës të doganës kanë gisht në kontrabandën e maunes me cigare, e cila para disa javëve u ndalua në rrugën Tivar-Podgoricë. Në maune policia gjeti cigare me vlerë 1.4 milionë euro të cilat nuk ishin të pajisura me pulla tatimore.