Sociale Më shumë

Arkatarja e Kuvendit te Malit te Zi akuzohet per shperdorim te mjeteve permes nenshkrimeve te deputeteve

Prej tvteuta16:42, 7 Shtator 2018

Prokuroria Themelore e  Shtetit  në Podgoricë ka ngritur aktakuzë kundër  arkatarës  në Kuvendin e Malit të Zi, T .Ç për shkak të dyshimit se ajo ka përvetësuar rreth 35 mijë euro, shkruan Dan.

Ajo akuzohet për veprën penale të përvetësimit, dhe për një vepër penale të zgjeruar të falsifikimit të një dokumenti zyrtar. Sipas  të njëjtës gazetë , T.Ç. si arkëtare  në Byronë e Çështjeve Financiare në Kuvend, ajo mori paratë që i ishin  dorëzuar asaj  për ti ruajtur. Ajo dyshohet se ka marrë 35 mijë euro nga thesari në vitin 2016.

Ajo është arsyetuar  me nënshkrime të rreme  në llogaritë e udhëtimit të falsifikuara ,në të cilat ajo  ka regjistruar  shifrat që pretendohet se janë paguar për deputetët dhe punonjësit e tjerë në emër të udhëtimeve dhe shpenzimeve tjera . Bëhet fjalë kryesisht për udhëtime zyrtare jashtë vendit,  si dhe mëditjet.

Dan, zbulon se prokuroria  ende nuk  e ka përfunduar lënden , por ka formuar  edhe një tjetër  për abuzime të ngjashme,ku  dëmi është tre herë më i lartë.

Asnjë prej deputetëve nuk e ka ditur  se nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur,   disa prej tyre janë marrë në pyetje  në polici ,dhe prokurori  ku kanë  konfirmuan se në atë  periudhë kohore që  qëndron e specifikuar ata nuk kanë udhëtuar.

Në fletë udhëtimet jashtë vendit për të cilat janë paguar 800 deri një mijë euro kanë qenë nënshkrimet e rreme të Jasmina Sutoviq, Filip Vukoviq, Genci Nimanbegu, Goran Tuponja, Budimir Aleksiq, Halil Dukoviq, Almer Kallaç dhe Dritan Abazoviq.

Fleteudhetimet përfshijnë firmat e rrejshme të Draginja Vuksanoviq, Maja Qatoviq, Strahinja Bulajiq, Azra Jasaviq, Vladisllav Bojoviq, Velko Zarubica, Damir Shehoviq, Ljuigj  Shkreli, Snezhana Jonica, Obrad Gojkoviq dhe Andrija Popoviq.

  • 1

    Radio