Aktuale Më shumë

Arijan Lamoviq kandidati kryesor për kryetar të PDS në Ulqin?

Prej tvteuta18:39, 23 Nëntor 2021

Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-kanalizime”, Arijan Lamoviq, është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e PDS në Ulqin, njofton portali “Vijesti” nga burime të afërta me kryesinë e kësaj partie në Ulqin.

Përveç Ljamoviq, Këshilli Komunal i kësaj partie, mbrëmë ka verifikuar kandidaturat e kryetarit aktual Sead Osmanoviq, kryetarit të Komunës, Aleksandër Daboviq, profesoreshës në Shkollën e Muzikës Ljiljana Çoviq, drejtorit të bankës Driton Lunji, drejtorit të Rivierës së Ulqinit Bojan Gjakonoviq dhe sekretares për administrata dhe çështjet sociale, Pranvera Suljiq.

Pa marrë parasysh preferencatqë kanë anëtarët n Ulqin, fjalën e fundit se kush do ta udhëheqë këtë parti në qytetin tonë në periudhën e ardhshme, , do ta ketë selia e partisë në Podgoricë. Lamoviq  është anëtarë i PDS që nga viti 1998, ka qenë nënkryetar i rinisë për dy mandate, kryetar i klubit të këshilltarëve në parlamentin lokal, si dhe ka shërbyer  si drejtues i Shërbimit të mbrojtjes dhe punëve të përbashkëta.

  • 1

    Radio