Kulturë Më shumë

Arbëreshët kërkojnë ndihmën e Shqipërisë

Prej tvteuta09:48, 5 Prill 2017

Komuniteti arbresh në Itali i cili me shekuj ka ruajtur identitetin e vet shqiptar, kërkon ndihmë nga Shqipëria për tu njohur nga organizata e UNESCO-s. “Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jomateriale kulturore botërore”, tha Matteo Mandala, studiues dhe albanolog.

Është pikërisht kjo kulturë jomateriale, në qendër të masterplanit që ky komunitet ka hartuar. Për gjuhën, traditat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore. Një kulturë e tillë minoritare është e pashoq në të gjitha minoritetet italiane, por edhe ato europiane. “Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare”, tha më tej Matteo Mandala.

  • 1

    Radio