Sociale Më shumë

APEL PËR TË SHPËTUAR ULLINJTË

Prej tvteuta18 September 2015

Ekspertët e laboratorit fitosanitar kanë njoftuar se kanë vizituar ullishtën në zonën e Ulqini. Ata, citohen të kenë thënë, se në ullishtën e Valdanosit është shënuar numri më i madh i mizave të ullirit – dy deri në tre herë më shumë se në shikimin e kaluar, gjë që tregon se në këtë zonë ullishtarët ose shumica e tyre nuk kanë trajtuar ullirin. Për këtë arsye konstatuan se ky është momenti i fundit për trajtimin e ullirit.