Aktuale Më shumë

Anketa: Shumica e qytetarëve të Ulqinit nuk e përkrahin rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit

Prej tvteuta15:46, 23 Gusht 2022

Mesanata e 20 gushtit, pas një seance të gjatë solli rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit. Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit me 50 vota për dhe një kundër. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, ishte shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Po të kthehemi pas në kohë, pikërisht në datën 28 prill kur Abazoviq u emërua kryeministër i vendit, mund të themi se kishte një krenari në çdo cep të komunës së Ulqinit, e edhe përtej ku ka shqiptarë. Emërimi i Abazoviqit si kryeminstër i Malit të Zi, mori edhe termat si, “ulqinaku në krye të shtetit”, apo “edhe një shqiptar në krye të një shteti”.

Në pyetjen që u bëmë qytetarëve të Ulqinit se si e komentojnë ata rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit , dhe se si do të ndikojë kjo në zhvillimin e komunës së Ulqnit, kuptuam se zhvillimet politike të këtyre pak më shumë se 100 ditëve të qeverisje të Abazoviqit, sollën diku konfirmim të pritshmërive të qytetarëve të Ulqinit, por jo pak edhe zgjënjim, gjithnjë duke u referuar nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

“Shpirtërisht e them, është e papërballueshme rënia e Qeverisë së Dritanit”, shprehet një qytetar.

“Për zhvillimin e komunës së Ulqinit kjo është një gjë shumë negative”, shprehet një qytetar tjetër.

Do të bëhet më mirë për ne me rënien e kësaj qeverie, ka nënshkruar në mënyrë të mshehtë , gjërat duhet të bëhen së bashku, shpehet një qytetar tjetër.

 

 

  • 1

    Radio