Aktuale Më shumë

Angjella u prit me duartrokitje dhe fishekzjarre

Prej tvteuta12:01, 11 Gusht 2022

Mbrëmë në Tuz është pritur me duartrokitje dhe fishekzjarre nënkampionia juniore e botës në taekwondo Angjella Berishaj.Fituesja e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Sofje të Bullgarisë, Angjella Berishaj, është pritur mbrëmë nga qytetarë të shumtë në ambientet e Komunës së Tuzit.“Ajo ka parakaluar nëpër tapetit të kuq me trajnerin dhe familjarët e saj, ndërsa kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, si dhe zyrtarë të tjerë të komunës, kanë bërë një pritje ceremoniale”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tuzit. Gjeloshaj i dorëzoi kampiones së re një çek prej 5 mijë eurosh. “Për herë të parë Mali i Zi po shënon një fitore kaq historike dhe pikërisht këtë e bëri malësorja jonë Angjella, ndaj nuk kam çfarë të shtoj më shumë, përveçse jam krenar për të rinjtë tanë që po ngrisin lart emrin e komunës sonë çdo ditë e më shumë me arritjet e tyre dhe shpresoj që Angjella të jetë fituese edhe e Lojërave Olimpike”, tha Gjeloshaj.

  • 1

    Radio