Analistët: Rriten çmimet, pagat stagnojnë

Prej tvteuta10:03, 2 Korrik 2018

Paga mesatare në Mal të Zi vazhdon prej viteve të jetë në masën prej 500 euro, por çmimet në këto vite kanë pësuar rritje të ndjeshme, çka ka ndikim tejet negativ në standartin e qytetarëve, thonë analistët ekonomik të vendit. Edhe nga Unioni i Sindikatave të Malit të Zi thonë se ky trend i vazhdueshëm tregon për ulje të ndjeshme të fuqisë blerëse të qytetarëve, pasi rritja e çmimeve nuk përcillet me atë të pagave.

Analistët si dukuri të veçantë për Malin e Zi theksojnë mungesën e rritjes së pagave  megjihtë rritjen e vazhdueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dukuri tjetër negative është edhe lartësia e pagës minimale, e cila në Mal të Zi është më pak se 40% e pagës mesatare, ndërsa në vendet e rajonit ajo është 50% ose më e lartë se ajo mesatare.

 

 

  • 1

    Radio