Sociale Më shumë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishi uron shqiptarët

Prej tvteuta10:00, 28 Nëntor 2018

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishi në nder të Ditës së Flamurit përmes ekranit të Televizionit Teuta  përcolli mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. “Urimi është ai që del nga thellësia e zemrës, që shqiptarët këtë ditë të flamurit të tyre kombëtar ta presin dhe ta kremtojnë gjithmonë me harmoni, disponim dhe rezultate në rrugën e tyre drejt prosperitetit. Shqiptarët mund të krenohen sepse po lëvizin në rrugën e duhur e që është rruga drejt integrimeve euroatlantike , prandaj ky është rast për të uruar Ditën e Flamurit si dhe suksese e progres në këtë kurs të filluar “ u shpreh Ambasadori Durmishi.

  • 1

    Radio