Aktiviteti rekreativo-sportiv “Me biçikletë në Shkodër” kësaj të diele
Prej tvteuta15:26, 3 Prill 2018
Për të katërtin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini kësaj të diele me 08.prill, do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”.
Këtë vit ky aktivitet përkon edhe me Ditën e Ulqinit dhe në këtë mënyrë kemi një aktivitet më shumë për nder të kësaj feste, thinë nga Shoqata ”PROMUL”. Këtë vit në organizim do të jetë bashkëpjesmarrëse edhe Shoqata e Bjeshkatarëve ”Rumia” .