Sociale Më shumë

Aksioni i pastrimit ne Ulqin

Prej tvteuta15:26, 15 Shtator 2018

Aksioni I madh I pastrimit “Të vazhdojmë ndryshe” u sinkronizua sot në mbarë territorin e Malit të Zi.Këtij aksioni është bashkangjitur edhe Komuna e Ulqinit e cila në bashkunim me Asociacionin  për Prosperitet Demokratik   “ZID”e sot në ora 09:00  ashtu si në 150 vende të tjera të botës,filloi me pastrimin  e pjesës së pasme të Plazhit të Madh.

“Qëllimi i aksionit  nuk është thjesht heqja e mbeturinave, por edhe inkurajimi i aktivizmit qytetar, ngritja e vetëdijes mjedisore dhe kultura e jetës në shtetin ekologjik të Malit të Zi. Le t’i tregojmë dhe t’i dëshmojmë botës se Mali i Zi është një shtet i civilizuar dhe i organizuar u shpreh Hatixhe Gjoni nënkryetarja e komunës së Ulqinit

Në këtë aksion janë kyçur  Ndërmarrja për veprimtari komunale dhe institucionet shkollore. Skender Kaleziq drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” u shpreh se ndërrmarrja të cilën ai e drejton ka siguruar qeset, dorëzat dhe transportin e plehrave që grumbullohen nga aksioni në fjalë. Aksionit u bashkangjiten edhe nxënësit e ShF “Marshali Tito” të udhëhequr nga profesori Rasim Lika njëherit I njohur për veprimtarin e tij në ruajtjen e ambijentit jetesore si dhe shkolla fillore “Marko Nuculloviq “nga Shtoji.

  • 1

    Radio