Sociale Më shumë

Aksion për keqpërdoruesit e ujit, paralajmërohen masa rigoroze

Prej tvteuta14:29, 18 Korrik 2018

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës-kanalizime” këto ditë ka ndërmarrë aksionin për kontrollimin e orëve matëse,lidhjeve të pa ligjshme dhe shkyçjen e konsumatorëve të pa rregullt nga sistemi i ujësjellësit.  Gjetë sezonit veror  shpenzimi i ujit pesëfishohet në krahasim me muajt e tjerë. Në komunën e Ulqinit janë të regjistruar mbi 10 mijë konsumator,ndërsa gjysma e tyre shrytëzon ujin gjatë gjithë vitit.

“Gjatë sezonit veror dyfishohet kërkesa për ujë duke ditur që gjatë dimrit nuk janë në funksion numër i madh i objekteve si dhe shtëpive,ndërsa pesëfishohet  konsumimi.Kemi ndërmarrë këtë aksion sepse ka keqpërdorim të  shfrytëzimit  të ujit ,pra ka kyçje të pa ligjshme në rrjetin e ujësjellësit.Nga sistemi i ujësjellësit humbjet janë të mëdha deri në 78-80%. Ekipet janë në terren dhe kontrollat bëhen gjatë gjithë kohës pa orar.Çdo regjistrim i pa rregullësive do të evidentohet dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj keqpërdoruesëve” tha për Televizionin Teuta Agron Mehmeti , shef i shërbimit komercial.

Ai shtoi se denimet janë sumë të larta dhe në këtë aspekt do të jenë  shumë rigoroz ndaj keqpërdoruesëve kundër të cilëve do të ngriten padi penale. Aksioni është paraparë të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe ka për qëllim ndalimin e shfrytëzimit të ujit në mënyrë të paligjshme.

Për këtë sezon veror ujë do të ketë mjaftueshëm, por deri tek ndërprerja e furnizimit shpesh ka ardhur për arsye të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e CEDIS- it, i cili është duke punuar në përforcimin e rrjetit elektrik në zonën e Anës së Malit. Mehmeti apelon tek  konsumatorët të jenë sa më të rregullt në pagesa sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes. Ndërmarrja Komunale “Ujësjellës – kanalizime” borxhëlive u ofron edhe kontrata për riprogramimin e borxhit në mënyrë që faturat të paguhen me këste.

  • 1

    Radio