Aktuale Më shumë

Aksion pastrimi në kujtim të Osman Leskovcit. “Na mungon kontributi, humori dhe energjia e tij”

Prej tvteuta17:45, 14 Maj 2022

Në shetitoren e Ranës në Ulqin,  sot u zhvillua aksioni i pastrimit të mbetjeve nga çamçakezët , në kujtim të personalitetit ikonik të Ulqinit Osman Leskovcit, i cili këtë punë e bënte vullnetarisht.

Aksioni u organizua nga shoqata “Ulqini” me seli në New York, në bashkëpunim me fondacionin “Dëshmia” dhe ndërmarrjen publike “Veprimtaritë komunale”.

Munib Abazi, e cili Osmanin e konsideronte mik,  thotë se ai ishte një person i veçantë, i cili nuk lejonte që vështirësitë e jetës ta pengojnë të japë kontributin e vetë për shoqërinë. Çka më së miri e dëshmon edhe puna e tij shumëvjeçare në pastrimin e shetitores së Ranës.

Ismet Karamanaga, ndër të parët që ka shkruar për këtë aktivitet të Osmanit,  thotë se ai ka pasur një sharm dhe humor të veçantë,  i cili do të mbesë përgjithmonë në kujtesën e banorëve të Ulqinit.

Aksionit në fjalë i’u bashkangjiten edhe ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale”, puntorët e të cilës pastruan shetitoren, ndërsa restoran “Timoni”, shtroi një mëngjes të këndshëm për të pranishmit.

Astrit Nikaj nga fondacioni “Dëshmia”, thotë se si njerëz dhe besimtarë duhet të çmojmë veprime të tilla si të Osman Leskovcit, dhe falenderoi të gjithë që kanë kontribuar në realizimin e këtij aksioni.

Osman Leskovci  u nda nga jeta më 16 mars të vitit 2021, në moshën 66 vjeçare, pas një beteje të shkurtër me Covid 19.

  • 1

    Radio