Sociale Më shumë

Aksion i suksesshëm kundër bagëtive endacake

Prej tvteuta15:45, 25 Maj 2018

Sot policia komunale e Ulqinit në bashkëpunim me Sekretariatin për veprimtari komunale, inspektorin e veterinarisë, ndërmarrjen “Veprimtaritë komunale” dhe Drejtorinë për pasuri, ka filluar aksionin kundër bagëtive endacake , të cilat përbëjnë rrezik serioz në komunikacion.

Gjatë aksionit policia ka arritur të mbledhë rreth 7 lopë të cilat enedshin nëpër rrugët e Shtojit dhe i kanë grumbulluar në azilin e lopëve. Sipas njoftimeve nga policia komunale pronarët e bagëtive janë identifikuar dhe janë gjobitur sipas rregullave ligjore.

  • 1

    Radio