Aktuale Më shumë

Aksion i Policisë Komunale – Largohen objektet ilegale pas ndërtesave të Igmanit

Prej tvteuta18:12, 7 Dhjetor 2021

Policia Komunale para disa ditëve ishte e angazhuar në menjanimin e objekteve ilegale, prapa ndërtesave të njohura si ndërtesat e Igmanit. Nga ky institucion thonë se i gjithë aksioni shkoi pa probleme, dhe se në këtë lokacion planifikohet ndërtimi i vendparkimeve për ata që banojnë në këto ndërtesa.

Kryeshefi i Policiës Komunale Milazim Mustafa, tha për Televizionin Teuta se gjatë aksionit nuk kanë hasur në probleme, dhe se çdo gjë u krye me sukses.

Përveç aksionit në fjalë Policia Komunale, edhe pse siç thonë me mungesa të theksuara kadrovike, ka pasur intervenime të tjera, ndërsa në plan është edhe largimi i objekteve ilegale në pjesën e djathtë të bulevardit Teuta, e cila do të bëhet po ashtu zonë për parkim.

Në plan thotë Mustafa, është edhe heqja e të drejtës për parkim në anët e djathta të rrugës “Vëllezërit Frashëri”, çka do të ndikojë në zhvillimin e lirshëm të komunikacionit dhe eliminimin e trafikut në komunikacion, sidomos në kohët kur nxënësit dalin nga shkollat.

  • 1

    Radio