Air Montenegro zgjat linjën Tivat – Stamboll

Prej tvteuta19:11, 8 Shtator 2021

Kompania ajrore Air Montenegro planifikon të vazhdojë fluturimet drejt Stambollit edhe në vitin  2022. Bëhet fjalë për linjë sezonale nga Tivati, por interesi për të është mjaft i madh për të vazhduar lidhjen e këtij qyteti dhe qendrës administrative të Turqisë edhe në periudhën e ardhëshme. Në faqen e internetit të Air Montenegro, të interesuarit mund të blejnë bileta kthimi në këtë itinerar deri më 9 janar të vitit të ardhshëm. Çmimi varion nga 170 euro e lart, në varësi të datës së udhëtimit. Aeroplanët fluturojnë dy herë në javë, të mërkurën dhe të dielën.

 

  • 1

    Radio