Gazmend Imeri, në mes pasionit dhe traditës
Prej tvteuta20:34, 4 Tetor 2022
Kalërimi – një pasion i harruar tashmë në Anë të Malit, ku vite më herët kuajt ishin traditë dhe nevojë. Me to u rrahen fushat e malet, ende sot ndegjojm histori nga gjysherit të cilët flasin me shumë nostalgji, se si ishte jeta me kuaj dikur.
Por se përse u harrua kjo traditë në Anë të Malit, përse nuk u kthye ashtu si në të gjithë botën atraksion turistik? Më tepër për këtë do të na flas Gazmendi, djali i cili zgjodhi të jetoj në mes pasionit dhe traditës.
Kalërimi ofron një përvojë të dorës së parë, kjo është një mënyrë e veçantë për të zbuluar fshatrat e bukur larg nga rrëmuja e jetës urbane. Njohja e vendit, shijimi i natyres, shija e produkteve ushqimore vendase të ofruara prej vendasve. Nje ofert e cila do funksiononte në mënyren më të bukur në Anë të Malit.
Më shumë rreth kësaj historie në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.