Aktuale Më shumë

Afera e Ulqinit në Këshillin për Mbrojtje dhe Siguri. Do të dëgjohen Sekulloviq, Brgjanin, Vukshiq, Novoviq

Prej tvteuta17:47, 5 Prill 2022

Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Malit të Zi miratoi njëzëri propozimin për mbajtjen e seancës kontrolluese ditën e nesërme, në të cilën do të dëgjohen ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekuloviq, drejtori i Drejtorisë së Policisë Zoran Brgjanin, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Dejan Vukshiq dhe Prokurori Special Vlladimir Novoviq.

Arsyet e dëgjimit kanë të bëjnë me kërcënimet ndaj institucioneve dhe shkollave, por edhe rastin e fundit të inçizimit në Ulqin, në të cilin dyshohet se ka pasur tentativë për blerje të votave. Seanca për këtë do të caktohet një ditë tjetër.  Komisioni mori vendim edhe për pretendimet se ka pasur blerje të këshilltarëve në Kotorr me tetë vota për dhe dy kundër, pa abstenim. Në fillim të seancës, deputeti i Demokratëve Vlladimir Martinoviq , duke iu referuar inçizimit nga Ulqini, tha se në skenë kemi aferën “Snimak 2” dhe se për këtë duhet të dëgjohen zyrtarët më të lartë të strukturave të sigurisë së vendit. Deputeti i LQ ABR, Millosh Konatar tha se ata nuk e kanë problem të diskutohet për asnjërin nga propozimet dhe se nëse dikush merret me blerjen e votave ai për këtë duhet të përgjigjet.

Ivan Brajoviq i Socialdemokratëve tha se qeveria katastrofale e ka humbur besimin dy muaj më parë, por nuk janë pa faj as ata që nuk arrijnë të formojnë qeverinë gjatë gjithë kësaj kohe. Ai bëri të ditur se do të mbështesë rendin e ditës dhe sugjeroi që seanca të jetë në të njëjtën ditë, për të filluar zhbllokimin e institucioneve. Në fund anëtarët e këshillit njëzëri e miratuan rendin e ditës.

  • 1

    Radio