Aktuale Më shumë

Afera e Komunales: Kush ka keqpërdorur detyrën? Dyshime edhe për ish shefat

Prej tvteuta18:36, 3 Nëntor 2022

Allmir Dragoviq (45) nga Ulqini, ndaj të cilit policia ka bërë kallëzim penal me dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës gjatë kohës që ishte i punësuar në N.P Veprimtaritë Komunale, në Prokurorinë e Ulqinit ka mohuar veprën për të cilën akuzohet. Në deklaratën e tij në prokurori, Dragoviq nuk e pranoi kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet dhe as fajësinë për të.

Sipas akuzës, Dragoviq si i punësuar në ndërmarrjen “Veprimtaritë Komunale”, gjatë sezoneve verore të viteve 2019, 2020 dhe 2021, si arkëtar në vendbanimet Shtoj i Poshtë dhe i Epërm, ka përvetësuar paratë e paguara. Policia dyshon se Dragoviq ka lëshuar fletpagesa për shumën e saktë që ata kanë paguar, të cilat më pas i ka ndryshuar me shuma të tjera, më të ulta se vlera e mëparshme, duke përfituar në këtë mënyrë 2800 euro. Ai për “Vijesti” ka thënë se para së gjithash i vjen keq për banorët e Shtojit, të cilët i janë ankuar se shuma e faturave për shërbimet komunale është më e ulët se ajo që është paguar.

“Më vjen keq që u ka ndodhur kjo, por duhet ta dinë që nuk është faji im. Madje më është dashur të paguaj vetë disa diferenca në dëmin tim. Hetimi, pra prokuroria do të përcaktojë se kush është përgjegjës për të gjitha këto. Un e di se kush dhe këtë ja kam thënë edhe prokurorit”, ka thënë Dragoviq, duke e ftuar këtë të fundit që të kontrollojë të ardhurat e tij, por edhe të ish-shefave dhe drejtorëve të ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”.

  • 1

    Radio