Aktuale Më shumë

Abdullah Nimanbegu u emërua në krye të Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim

Prej tvteuta18:46, 22 Korrik 2022

Abdullah Nimanbegu– anëtari i Këshillit Qendror të Forcës –  u emërua në krye të Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë njoftuar përmes një njoftimi nga Forca e Re Demokratike.

Tutje në këtë njoftim thuhet: Abdullah Nimanbegu u lind më 8 tetor 1990. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Ulqin. Arsimin e lartë e ka ndjekur në Novi Sad dhe është diplomuar në vitin 2015 duke marrë titullin e inxhenierit për mbrojtje nga zjarri.

Në Shërbimin për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Ulqinit punon qysh nga viti 2008. Në postin e shefin të turnit emërohet në vitin 2017. Gjatë punës së vet në këtë shërbim ka ndjekur stërvitje dhe aftësime të shumta në Mal të Zi, Gjermani, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci.

Është pjesëtar i Ekipit Nacional të Malit të Zi për Mbrojtje nga Përmbytjet dhe Termetet. Përveç gjuhës shqipe dhe malazeze, zoton edhe gjuhën angleze.

Është anëtar i Forumit Rinor të Forcës së Re Demokratike që nga themelimi. Në Kongresin e IV të Forcës së Re Demokratike është zgjedhur si anëtar i Këshillit Qendror.

  • 1

    Radio