Aktuale Më shumë

Abazoviq pranon doktoraturën e nderit. Kritika nga opozita: Univerziteti nuk është i akredituar

Prej tvteuta18:29, 9 Tetor 2022

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi , Dritan Abazoviq, në Gjenevë të Zvicrës u dekorua me doktoraturën e nderit nga universiteti UMEF, në të cilin mbajti edhe një ligjeratë.

Kryeministri foli për situatën politike në Mal të Zi dhe Ballkanin Perëndimor, situatën e sigurisë në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse, por edhe për librin e tij të ri “Kritika e etikës globale”, i cili trajton çështjet e globalizimit, deglobalizimit dhe modelit etizues të shoqërisë globale.

Megjithatë, njoftimi për doktoraturën e nderit nuk ka kaluar pa kritika. Nga PSD, thonë se univerziteti në fjalë, nuk është i akredituar dhe se bëhet fjalë për institucion me mjaft pikëpyetje sa i përket legjitimitetit. Nga ky subjekt nuk kanë ofruar argumente për deklaratën e tyre, por u kanë bërë thirrje gazetarëve që të hetojnë të dhënat për këtë univerzitet, pasi Abazoviq me pranimin e doktoraturës, ka poshëruar jo vetëm veten por edhe Malin e Zi, pasi atje ishte në rolin e kryeministrit.

Reagim pati edhe nga PDS. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie dhe deputeti i Kuvendit, Nikola Rakoçeviq, tha se qeveria “shpiku që presidenti aktual austriak, Aleksandar Van Der Belen, po mbante ligjeratë në të njëjtën kohë kur edhe Abazoviq”. “, pasi nuk kishte argument tjetër për legjitimitetin e univerzitetit në fjalë. Ndërkohë, Abazoviq nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare dyditore në Selinë e Shenjtë, me ftesë të kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françeskut. Kryeministria njoftoi se pas audiencës me Papa Françeskun, janë planifikuar takime edhe me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Parolin, si dhe me Sekretarin për marrëdhëniet e Selisë së Shenjtë me vendet e tjera, mons. Paul Richard Gallagher.

  • 1

    Radio