Aktuale Më shumë

A do të ketë rritje të pensioneve nga 1 janari?

Prej tvteuta15:09, 4 Dhjetor 2021

Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale do të vendosë për nismën për rritjen e pensionit minimal nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kur  të njihet në detaje me propozimin për ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili është dorëzuar në procedurë parlamentare nga klubi i deputetëve “Paqja është kombi ynë”.

Ky klub parlamentar propozoi që pensioni minimal të rritet nga 147 në 200 euro, ose 36 për qind. Nëse propozimi fiton një shumicë në parlament, në buxhet do të nevojiten 16.2 milion euro shtesë për çdo vit.

“Kur të njihemi më hollësisht me këtë propozim, do të deklarohemi.Theksojmë se është e rëndësishme që për të gjitha masat e propozuara në kahun e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, të ketë masa edhe për të ardhurat, në mënyrë që të neutralizohet efekt fiskal”, thonë nga ministria.  Departamenti i kryesuar nga ministri Millojko Spajiq tha se në bashkëpunim me fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore dhe me mbështetjen e Bankës Botërore (BB), po hyjnë në një reformë të sistemit të pensioneve që duhet të kontribuojë ndjeshëm në buxhetet e pensionistëve, veçanërisht tek ata me pensionet më të ulta. Bordi i Drejtorëve të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore ka marrë vendim për që pensionistëve në Mal të Zi, për muajin nëntor t’u japë një ndihmë të caktuar. Është një nismë e përbashkët e Fondit dhe Ministrisë së Financave. Kjo është ndihma e tretë për pensionistët. Dy të mëparshmet këtë vit ishin pjesë e dy paketave të masave për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë në luftimin e pasojave të pandemisë.

  • 1

    Radio