Aktuale Më shumë

Bojaniq: Autostrada hapet në janar

Prej tvteuta09:23, 15 Dhjetor 2021

Ministri i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq, tha se shpreson që pjesa e parë e autostradës të hapet me 15 janar të vitit të ardhshëm, duke thënë se ka pasur pritje që kjo të ndodhë edhe këtë muaj. Ai në emisionin Link në RTMZ ka bërë të ditur se gjatë periudhës provuese, udhëtimi do të jetë falas.

Bojaniq shtoi se punët ndërtimore në autostradë kanë përfunduar më 30 nëntor, siç ishte thënë edhe më parë. “Ka mbetur një pjesë me instalimet elektrike dhe mekanike, të cilat i vonuan punimet, në këtë moment duhet të vendoset në funksion mbikqyrja, ndërsa sinjalizimi tashmë po testohet në tunele, si dhe është bërë vijëzimi i rrugëve”, tha Bojaniq. Sipas tij,  është i sigurt edhe ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës.

  • 1

    Radio