Aktuale Më shumë

Çdo individ të jetë i barabartë në të drejtat e tij

Prej tvteuta09:19, 10 Dhjetor 2021

Sot, Mali i Zi dhe qytetarët e tij janë krah për krah me partnerët në mbarë botën për të kontribuar në rivitalizimin e nevojshëm të vlerave demokratike dhe një botë në të cilën çdo individ do të jetë i lirë dhe i barabartë në të drejtat dhe detyrat e tij, për të ndërtuar një demokraci dhe shoqëri të hapur, është shprehur presidenti Millo Gjukanoviq.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ai vlerësoi se ishte një mundësi për të “riafirmuar përkushtimin dhe domosdoshmërinë e fortë të promovimit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të të drejtave dhe lirive të njeriut”.

Pasojat, thotë ai, janë të dukshme sidomos kur shikojmë pozitën e pakicave dhe grupeve vulnerabël, e sidomos në aspektin e lirive themelore, gjendja e të cilave në mënyrën më të drejtpërdrejtë tregon forcën thelbësore të një shoqërie demokratike.

  • 1

    Radio