Aktuale Më shumë

Valentina Leskaj promovoi në Ulqin librin “Politika si ide”

Prej tvteuta15:20, 8 Dhjetor 2021

Valentina Leskaj, ish deputete dhe nën kryetare e parlamentit të Shqipërisë, një personazh i njohur i politikës shqiptare promovoi në Ulqin librin e saj “Politika si Ide” nga botimet Toena, në Ulqin.

Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime.

Në ceremoninë e promovimit të këtij libri morën pjesë deputetë nga parlamenti i Shqipërisë dhe Malit të zi, shkrimtarë, gazetarë etj. Ndërsa organizator të këtij aktiviteti ishin Qëndra për Kulturë dhe Organizata Turitike e Ulqinit.

Irena Toçi – drejtoresha e shtëpisë botuese Toena, e cilësoi këtë libër mjaft të  vyer dhe të veçantë.

Ndërsa drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli e cilësoi këtë libër si, “një hapësirë e madhe dhe tepër e gjerë idesh”.

“Leskaj artikulon mbi gjuhën e urrejtjes, mbi kulturën politike, dy binome të lidhura fort me njëra-tjetrën, të cilat vijnë në një analizë ndoshta për herë të parë në diskursin publik shqiptar”, tha Bardhyli.

Ndërsa Leskaj u shpreh kështu: “Ky  libër nuk është një libër kujtimesh, nuk është një libër që ka të bëjë me jetën time. Është një libër reflektues se si unë i shoh disa nga çështjet që përballet shoqëria shqiptare, që padyshim që ka qenë pjesë e angazhimit tim qytetar, e angazhimit profesional dhe atij politik”.

Edhe pse ajo e ka shkruar këtë libër tre vjet pasi u largua nga politika, beson se një politikan nuk pushon së qeni i angazhuar edhe kur vendos të largohet apo të tërhiqet nga politika aktive.

Si aktiviste e si politikane, ajo e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërish kundërvëniet.

Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë.

  • 1

    Radio