Muri në Kala ende i pa sanuar. Banorët friksohen nga shëmbje të reja

Prej tvteuta18:15, 7 Dhjetor 2021

Shembja e një pjesë të murit të jashtëm të Kalasë së Ulqinit, që ndodhi në fillim të këtij viti, ngjalli reagime të shumta si nga banorët e Kalasë dhe të Ulqinit, por edhe të institucioneve kompetente. Të gjithë premtuan angazhim maksimal në sanimin e murit, ndërsa qeveria e Kosovës ndau edhe një shumë prej 10.000 euro, por rezultati pas gati një viti, është ky që shihni në ekran. Banorët e Kalasë janë të shqetësuar se reshjet e shumta që këto ditë kanë rënë në qytetin tonë, e që pritet të vazhdojnë edhe më tej, mund të sjellin rrëshqitje të reja, ndërsa nga institucionet presin ndëryrje sa më të shpejtë, pasi siç thonë ata, nuk janë dukur aty që në kohën kur ndodhi rasti.

Agim Nimanbegu, banor i Kalasë, thotë për Televizionin Teuta se shembja jo vetëm që nuk është sanuar, por rrezikohet që ajo të përkeqësohet nga reshjet e përditëshme dhe askush nuk po merret me zgjidhjen e problemit.

Kalaja e Ulqinit vuan edhe nga probleme të tjera, që shumë herë i kemi përmendur në kronikat tona, dhe megjithë apelet e shumta, të pakët janë ata që interesohen për gjendjen. Objekti skandaloz që më shumë se një dekadë njollos jo vetëm pamjen e Kalasë, por edhe ndërgjegjen normale njerëzore, vazhdon të qëndrojë ende në këmbë, ndërsa përgjegjësinë për këtë krim, ende nuk e ka marrë askush.

  • 1

    Radio