Aktuale Më shumë

Zaim Divanoviq transferohet në ligën Bjelloruse

Prej tvteuta17:29, 6 Dhjetor 2021

Ulqinaku Zaim Divanoviq, një nga futbollistët me potencial të jashtëzakonshëm, së shpejti do të bëhet pjesë e klubit “Shakhtar”, kampionit të ligës së futbollit të Bjellorusisë, shkruan “Vijesti”. Ai është lojtar i klubit futbollistik “Petrovac” që nga korriku i vitit 2019.

Sipas njoftimit, ai duhet të kalojë së shpejti në klub dhe siç rezulton, kjo mund të ndodhë para Vitit të Ri.

Shakhtar nga Soligorsk është një klub futbolli bjellorus nga qyteti i Soligorsk, nga pjesa jugore e rajonit të Minskut, dhe aktualisht garon në Premier League, e cila është grada më e lartë e futbollit bjellorus.

  • 1

    Radio