Covid 19 në Mal të Zi: 157 raste të reja, 2 viktima

Prej tvteuta15:34, 6 Dhjetor 2021

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 157 raste të reja me Covid 19, si dhe 2 viktima nga kjo sëmundje, të dyja nga Podgorica, në moshën 77 dhe 95 vjeçare.

Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 64, Nikshiq 17, Berane 10, ndërsa në Ulqin u regjistruan 4 raste.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 206 të infektuar. Rastet aktive janë 2073, nga të cilët 7 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio