Aktuale Më shumë

Kryetari i Parlamentit të Estonisë nesër në Mal të Zi

Prej tvteuta14:39, 5 Dhjetor 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Estonisë, Juri Ratash, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, kanë njoftuar Kuvendi.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes së delegacionit estonez të organizuar nga nikoqiri i këtij takimi, Aleksa Beçiq, me nderime ushtarake dhe këndim të himneve të dy vendeve, e cila do të mbahet përballë Kuvendit, dy presidentët do të kenë një bisedë kokë më kokë.

“Kjo është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili është i një rëndësie strategjike dhe për të konfirmuar mbështetjen e Malit të Zi nga Estonia në rrugën e saj evropiane dhe në procesin e integrimit”, njoftoi Kuvendi.

Krahas vizitës zyrtare në Parlamentin e Malit të Zi, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Estonisë pasdite do të vizitojë edhe monumentin e kryeqytetit të Malit të Zi Cetina – Shpellën Llipska.

  • 1

    Radio