Përplasje e rëndë e Leclercut, Hamiltoni i pari në prova

Prej tvteuta14:07, 4 Dhjetor 2021

Charles Leclerc i Ferrarit është përplasur me bolidin e tij në shpejtësi prej 241 km/h, ndërsa Lewis Hamilton ishte më i shpejti në prova para garës së Grand-Prixit në Arabinë Saudite.

Leclerc e humbi kontrollin në kthesën e 22-të, një kthesë që sipas ngasësve, është njëra prej sfidave më të mëdha në pistën e re të Jeddahs.

Kjo përplasje e rëndë e Leclercut bëri që sesioni i provave të garës të përfundojë më herët.

Hamiltoni ishte për 0.195 sekonda më i shpejtë sesa rivali i tij për titull Max Verstappen.

Holandezi megjithatë prinë para Hamiltonit në renditjen e përgjithshme me tetë pikë më shumë kur kanë mbetur edhe dy gara deri në përfundim të sezonit.

  • 1

    Radio