Aktuale Më shumë

Beçiq: Seanca e Kuvendit më 13 dhjetor. Një nga pikat edhe mocioni i opozitës

Prej tvteuta16:56, 3 Dhjetor 2021

Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi , e cila fillon më 13 dhjetor, deputetët do të kenë para vetes 65 pika të rendit të dites, është vendosur në seancën e Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit.

Pjesa më e madhe e pikave do të lidhen me buxhetin, ndër të tjera do të diskutohet edhe nisma e opozitës për rrëzimin e Qeverisë.  “Besoj se rezultati do të jetë lajm i mirë për qytetarët e Malit të Zi në prag të festave të Vitit të Ri. Ka një sërë projekt-ligjesh që janë në interes të të gjithë qytetarëve, e që qëndrojnë mbi politikën dhe partitë dhe që duhet të ofrojnë një pozitë më të mirë dhe kohë të lumtura për qytetarët pas festave të Vitit të Ri”, tha kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq. Ai gjithashtu shprehu besimin se këto ligje do të kenë mbështetje në Kuvend.

“Unë besoj se do të kemi një shkallë të konsiderueshme të marrëveshjes për këto çështje jetësore,” përfundoi Beçiq.

  • 1

    Radio