Mbërrijnë në Shkup trupat e viktimave të aksidentit në Bullgari

Prej tvteuta13:47, 3 Dhjetor 2021

Mbërritën këtë paradite në aeroportin e shkupit, trupat e pajeta të viktimave të tragjedisë që tronditi rajonin por edhe më gjerë, pasi një autobus me turistë nga maqedonia e veriut, thuajse të gjithë shqiptarë, mori flakë në Bullgari duke i marrë jetën 45 personave.

Në mbërritjen në shkup, trupat e pajetë u pritën nga një delegacion i lartë shtetëror e po ashtu edhe familjarë e të njohur. Të pranishëm në ceremoninë pritëse ishin edhe presidentja e KOsovës, Vjosa Osmani, kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, Ministri i brendshëm shqiptar, Bledi Cuci, ministrja e ekonomisë në kosovë Rozeta Hajdari, etj. Merrnin pjesë po ashtu edhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Shkup.

Trupat e pajetë do t’i dorëzohen familjeve të tyre dhe më pas do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore. Pjesa më e madhe e viktimave të tragjedisë ishin me kombësi shqiptare ndërsa vetëm shtatë ishin të mbijetuarit, të cilët pasi u trajtuan për lëndime në një spital në Sofje, janë kthyer tashmë pranë familjeve të tyre.  Mes viktimave në tragjedi, ishin edhe 12 fëmijë ndërsa pjesa tjetër të rinj të moshave nga 18-30 vjec./ shkruan Top Channel

  • 1

    Radio