Aktuale Më shumë

Shqipëri: Opozita kundër “Ballkanit të Hapur”

Prej tvteuta09:23, 3 Dhjetor 2021

Iniciativa e “Ballkanit të hapur” është bërë temë diskutimi edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në një interpelancë që u mbajt gjatë së enjtes, opozita e kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për një iniciativë që, sipas saj, zëvendëson Procesin e Berlinit.

Deputeti i opozitës, Tritan Shehu, madje tha se garant i kësaj nisme është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mirëpo kryeministri Edi Rama e arsyetoi “Ballkanin e hapur” si një nismë drejt procesit të integrimit. “’Ballkani i hapur’ nuk është as zëvendësim, as tjetërsim, as transformim në diçka tjetër i Procesit të Berlinit apo i vetë procesit të intergrimit evropian të Shqipërisë. ‘Ballkani i hapur’ është një mekanizëm për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit”, tha Rama.

  • 1

    Radio