Mbyllet selia e OKB në New York. Arrestohet një person i armatosur

Prej tvteuta09:21, 3 Dhjetor 2021

Selia e Kombeve të Bashkuara në New York u mbyll të enjten pasi një burrë u pa duke ecur pranë me atë që policia tha se dukej të ishte një armë gjahu. Një zëdhënës i policisë tha se negociatorët e pengjeve po flisnin me burrin, i cili dukej se ishte rreth të 60-ave dhe shpresonin ta zgjidhnin situatën në mënyrë paqësore.

Njerëzve brenda selisë iu tha të strehoheshin aty ku ishin, raporton AP. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan njeriun duke ecur përpara një porte të kompleksit të Kombeve të Bashkuara, duke mbajtur një objekt, që me shumë gjasë dukej të ishte një armë zjarri. Policia ka thënë se tri orë pasi ai u pa jashtë një pike kontrolli të sigurisë te selia, u arrestua, ndërsa që selia për shkaqe sigurie është mbyllur.

  • 1

    Radio