Veliaj takohet me të rinjtë e Tuzit

Prej tvteuta10:56, 28 Nëntor 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Tuz u takua edhe me të rinjtë e komunës së Tuzit, me të cilët pati një bashkëbisedim lidhur me çështjet dhe problematikat e ndryshme me të cilat të rinjtë ballafaqohen çdo ditë. Ai gjithashtu ndau me ta edhe eksperiencën e tij personale në politikë duke i këshilluar ata që të aktivizohen në jetën politike dhe të japin kontributin e tyre për vendin dhe shoqërinë.

Në takim Veliaj gjithashtu theksoi se Tirana në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti evropian i të rinjve, i cili synon të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve brenda dhe jashtë kufijve.

  • 1

    Radio