Sociale Më shumë

Fondacioni “Trojet tona”, dhuroi paisje në vlerë 7 mijë euro për gjimnazin “Vëllazërim Bashkim”

Prej tvteuta09:34, 10 Nëntor 2021

Fondacioni shqiptaro-amerikan “Trojet tona” mbas shkollës fillore “Bedri Elezaga” në  Anë të Malit , dhuroi donacion edhe për shkollën e mesme “Vëllazërim Bashkim”. Bëhet fjalë për paisje kompjuterike të cilat do të përdorën për zhvillimin e mësimit në lëndën e informatikës.
Drejtoresha e shkollës Ardita Kovaçi falenderoj donatorët për këtë mbështetje duke shpresuar që edhe në të ardhmen të kenë përkrahjen tyre.

Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi përveç fletë mirënjohjes , grupi i piktorëve të kesaj shkolle dhuruan nga një pikture për fondacionin “Trojët tona” dhe për familjen hajdari, si donator kryesor.
Një ndër kryesorët e këtij fondacioni Nail Osmanaj dha mbështetjen e tij për përkrahjen e mëtejshme dhe tha se pa përkrahjen e gjithë aktivistëve atje ky  hap nuk do bëhej.

Valdet Kurti , një ndër aktivistet e këtij fondacioni foli dhe dha falendërimet e veta edhe nga ana e një profesor informatike për gjithë këto paisje që shkojnë në vlerë afro 7 mijë euro

Ashtu siç ata paralajmëruan që do të bëjnë hapjen e dy shkollave sporti në Anë të Malit , volejbollit dhe karatesë , Vjollca Çobaj Lika tha që tashmë  grupi i voljebollit të vajzave kanë filluar stërvitjet.

Mbas këtij pranim donacioni u mbajt dhe një koktej në ambijentet e shkollës ku i gjithë kolektivi shkollës bashk me donatorët paten mundësin të ndiqnin edhe një shfaqe nga kori I kësaj shkolle I drejtuar nga profesori I muyikës Blendi Maxharri.

  • 1

    Radio