Aktuale Më shumë

Shkolla e vjetër në Katërkollë do të shëndrrohet në muze

Prej tvteuta18:43, 5 Nëntor 2021

Shkolla e vjetër në Katërkollë gjithmonë është cilësuar si vatra e arsimit në Anë të Malit. Që nga ndërtimi i saj në vitin 1933 e deri ne vitin 1972 në këtë shkollë janë shkolluar e arsimuar gjenerata të shumta. Ndërsa nga viti 1972, kur është kaluar në objektin e ri të shkollës, ky objekt, fillimisht u destinua për çerdhe të fëmijëve, por që nga termeti i vitit 1979 është lënë në mëshirën e fatit. Vite me rradhë, për më shumë se një dekadë ka pasur përpjekje të mëdha që së pari të ktheht prona e kësaj shkolle e më pas të mund të merren iniciativa të tjera. Pas shumë përpjekjeve u arrit  që shkolla e vjetër ashtu si edhe objekti i shkollës së re të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Arsimit.

Një epokë e re pritet që të fillojë së shpejti për këtë objekt të çmuar të dijes, shkolla e vjetër në Katërkollë është drejtë shëndrrimit në një muze.

Edhe pse ishte një rrugë e gjatë dhe aspak e lehtë, Boga shprehet se kanë gjetur përkrahje si nga bashkëvendasit ashtu edhe nga organet komunale dhe më gjërë. Formimi i shoqatës Shkolla e vjetër – Katërkollë është një pikë nisje e projektit të  madh të kthimit të kësaj shkolle në muze.

Ky projekt patjetër që kërkon edhe mbështetjen e afaristëve vendas, por financuesi kryesor mbetet diaspora. Ndërsa në kuadër të kësaj do të ndërtohet edhe objekti i Qendrës për Kulturë, shton Boga.

Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” do të ketë rol kyç për realizimin e këtij projekti, pasi që do të jetë nën mbikqyrjen e tyre, shprehet drejtori i Shkollës Fillore Bedri Elezaga.

Inicues për kthimin e shkollës së vjetër në muze kanë qënë edhe shumë emra të shquar të arsimit nga Ana e Malit, disa prej të cilëve nuk gjenden më në mesin tonë, shton Bardhi.

Diaspora në krye me Cafo Bogën ka pasur një përkushtim të veçant në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat është përballur shkolla e vjetër e Katërkollës. Boga megjithatë shprehet se janë edhe shumë çështje të tjera për të cilat duhet akoma shumë punë.

Muzeumet, krahas vlerave shkencore e kulturore, kanë edhe vlera arsimore e edukative. Shndërrimi i shkollës së vjetër të Katërkollës në muze , është dëshmi e rëndësisë së kujtesës historike, kolektive të arsimit, dijes dhe cultures tone të përbashkët.

  • 1

    Radio