Politikë Më shumë

Turqia shënon 98 vjetorin e themelimit të republikës moderne. Uron Ambasadorja Ozan

Prej tvteuta18:43, 29 Tetor 2021

Turqia shënon 98 vjetorin e themelimit të republikës moderne. Me atë rast, ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan, iu drejtua popullit të Malit të Zi dhe zyrtarëve më të lartë dhe letren e saj po e publikojme ne teresi:

“Të dashur qytetarë dhe miqt tanë në Mal të Zi,

Këtë vit jemi të lumtur që festojmë 98 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Tashmë ndjejmë krenari dhe lumturi që në vitin 2023 do të festojmë njëqindvjetorin e Republikës sonë. Republika jonë është rezultat i luftës sonë për pavarësi të udhëhequr nga Mustafa Kemal Ataturku, i cili është shënuar me shkronja të arta në historinë botërore si një gjeni dhe udhëheqës unik.

Është fitorja e popullit sakrifikues e heroik anadollak, dëshmorëve dhe gazinjve tanë, që me Ataturkun dhe bashkëluftëtarët e tij, gra, burra, të rinj e të vjetër, arritën ta shpëtojnë vendin e tyre nga pushtimi dhe zgjedha. Ne u jemi pafundësisht mirënjohës atyre për këtë. Turqia e sotme ka arritur që me vizionin e Ataturkut dhe vlerat moderne të pranuara nga të gjithë brezat e Republikës sonë, të kapërcejë të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat është përballur që nga themelimi i saj. Me institucionet e forta shtetërore, sektorin privat, popullsinë e arsimuar dhe moton e Ataturkut “Paqe në shtëpi, paqe në botë”, ai është një anëtar i rëndësishëm dhe aktiv i komunitetit ndërkombëtar.

Jemi krenarë për Republikën tonë. Gjej rastin të theksoj me kënaqësi se marrëdhëniet tona ekzistuese të shkëlqyera me Malin e Zi, me të cilin kemi një histori dhe kulturë të përbashkët dhe me të cilin kemi lidhje të forta familjare, kanë vazhduar të zhvillohen që nga fitimi i pavarësisë e deri ne ditet e sotme ne vitin 2021.

Pavarësisht pandemisë, vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë mes dy vendeve vazhduan. Presidenti i Malit të Zi z. Milo Gjukanoviq dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Gjorgje Raduloviq morën pjesë në Samitin e SEECP-së dhe Forumin e Diplomacisë në Antalia, të organizuar nga Turqia nga data 18-20. Qershor 2021..

Vizita historike e Presidentit tonë në Mal të Zi më 28 gusht, me ftesë të presidentit malazez Milo Gjukanoviq, paraqet një pikë kthese që ka përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha fushat. Pas kësaj vizite në nivelin më të lartë, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq, Ministrja e Shëndetësisë, znj. Jelena Boroviniq Bojoviq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Jakov Milatoviq dhe Drejtori i Administratës së Policisë, z. Zoran Brdjanin, vizituan vendin tonë në muajt shtator dhe tetor.

Deri në fund të këtij viti pritet vizita e Kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, z. Mustafa Shentop, i cili vjen me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, z. Aleksa Beçiq. Këto vizita të njëpasnjëshme konfirmojnë vullnetin e përbashkët të dy vendeve për të vazhduar me sukses zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Gjithashtu dua të theksoj se bashkëpunimi dhe ndihma jonë reciproke me Malin e Zi ka vazhduar që nga fillimi i luftës kundër pandemisë, e cila në dy vitet e fundit ka pasur ndikimin më negativ në mbarë botën dhe jetën tonë, dhe në të cilën kanë humbur jeten miliona njerez. Si pjesë e atij solidariteti, Turqia i dhuroi Malit të Zi 100,000 doza të vaksinës Sinovac dhe kjo marrëveshje për donacion u arrit në një takim të ministrave tanë të nderuar të shëndetësisë.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë zyrtarët e lartë dhe miqtë e Malit të Zi që ndajnë me ne gëzimin e festës së Republikës. Me bindjen se njëqindvjetorin e Republikës sonë do ta festojmë me gëzim, ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta”.

Songul Ozan,

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi

  • 1

    Radio