Prodhuesit e agrumeve kërkojnë zgjërim të tregut të shitjes
Prej tvteuta15:27, 29 Tetor 2021
Në Shoqatën e agrumeve në komunën e Ulqinit janë të shqetësuar për plasimin e produkteve të veta në treg. Tjetër shqetësim i tyre është çmimi i ulët me të cilin shitet ky produkt. Fran Makoviq, kryetar i kësaj shoqate, tha për Televizionin Teuta se nuk ka organizim për grumbullimin e prodhimit dhe asnjë ndihmë nga organet komunale. Tregu i vetëm për ta, shprehet Makoviq është Podgorica.
Kryetari i shoqatës së prodhuesve “Fortunela”, Rasim Lika, tha se ky është një problem i madh, për të cilën organet komunale dhe shtetërore duhet të marrin masa.
Lika shtoi se do tu bëjë apel të gjitha institucioneve që të punojnë në drejtim që të zgjerojnë tregun e shitjes.
Rreth 400 000 rrënjë të mandarinave janë të regjistruara në rajonin e komunës së Ulqinit, është ky një numër i konsiderueshëm i cili ofron sasi të madhe të produktit, thotë Lika
Problemi shtohet sepse sortat e hershme dhe të vonshme janë bashkuar dhe me patjetër duhet të shikohet mundësia e tregut të rajonit.
Kasem Asllani koordinator në teren i cili ka përsipër mbi 60% të plantacioneve në zonën e Shtotij përveç se shprehet falenderues ndaj prodhuesve të cilët i kanë besuar plantacionet e veta , shprehet i shqetësuar për situatën e vështirë në të cilën gjenden.
Asllani gjithashtu u drejtohet organave kompetente që tu ndihmojnë në gjetjen e tregut për shitje.
Prodhuesit friksohen se edhe kjo veprimtari do të ndalet duke u nisur nga shembujt e tjerë , ku shumë aktiviteti janë ndaluar për shkak të mungesës së përkrahjes.