Sociale Më shumë

Ambasadorja turke Sungul Ozan gjatë mëngjesit të punës me gazetarë, paralajmëroi investime në turizëm, shëndetësi dhe bujqësi

Prej tvteuta18:31, 26 Tetor 2021

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan, organizoi një mëngjes pune me gazetarë me rastin e 29 tetorit – Ditës së Republikës së Turqisë. Ajo vuri në dukje se as këtë vit nuk do të ketë ceremoni festive për shkak të koronavirusit, por organizoi një takim me gazetarët për t’u njohur më mirë me ngjarjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe theksoi se është gjithmonë e hapur. për bashkëbisedim me gazetarë.

Ambasadorja Ozan e quajti vitin 2021 një vit historik për sa i përket bashkëpunimit mes Turqisë dhe Malit të Zi. Më e spikatura dhe shumë e suksesshme ishte vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Mal të Zi, ku u takua me presidentin Millo Gjukanoviq, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë malazezë, e poashtu muajt e fundit ka pasur edhe disa  vizita tjera intensive të zyrtarëve të lartë malazezë në Republikën e Turqisë.

Siç theksoi ambasadorja Ozan, këto takime kanë qenë shumë të dobishme, sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe shtoi se pothuajse çdo javë ka takime me investitorë nga Turqia, të cilët janë shumë të interesuar për investime në Mal të Zi. Aktualisht janë rreth 400 kompani aktive në Mal të Zi, ndërsa rreth 6000 shtetas turq aktualisht banojnë në Mal të Zi.

Pavarësisht pandemisë, Turqia nuk ka stagnuar në zhvillim dhe investime, përkundrazi është rritur interesi, sidomos për ndërtim, që është një nga sektorët më të  zhvilluar nga kompanitë turke në Mal të Zi.

“Ne si ambasadë i kushtojmë shumë rëndësi zhvillimit ekonomik dhe jemi shumë të lumtur për këtë”, tha ambasadorja gjatë një mëngjesi të përbashkët me gazetarët.

Investitorët turq janë shumë të interesuar për investime në të ardhmen në sektorin e turizmit, shëndetësisë dhe bujqësisë, për të cilat ka interesa serioze edhe për komunën e Ulqinit.

Duke folur për Ditën e Republikës së Turqisë, ambasadorja Ozan theksoi se kjo është festa më e madhe kombëtare në Turqi dhe se 29 tetori është datë e përkujtimit të shpalljes së Republikës së Turqisë në vitin 1923 nga udhëheqësi Mustafa Kemal Ataturk, i cili u zgjodh presidenti i parë i Turqisë moderne.

 

  • 1

    Radio