Sot do të merren në pyetje Abazoviq, Katniq, Vukshiq

Prej tvteuta08:40, 25 Tetor 2021

Sot, Komiteti Parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të marrë në pyetje Zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq, Ushtruesin e Detyrës së Prokurorit të Lartë të Shtetit, Drazhen Buriq dhe Kryeprokurorin Special, Millivoje Katniq, me rastin e ngjarjeve në sektorin e sigurisë.

Siç është paralajmëruar, komisioni do të dëgjojë edhe drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq dhe shefin e departamentit special të policisë, Dragan Radonjiq.

Vendimi për seancën kontrolluese është marrë nga Komisioni njëzëri, me iniciativë të kryetarit të atij organi, Millan Knezheviq.

Seanca do të mbahet në sallën për shqyrtimin e materialeve të shënuara me shkallën e fshehtësisë.

  • 1

    Radio