Sociale Më shumë

Së shpejti intervenime në Adën e Bunës

Prej tvteuta18:30, 22 Tetor 2021

Së shpejti ndërmarrja publike “Të Mirat Detare” do të fillojë me rregullimin e plazhit në Adën e Bunës, tha drejtori, Mladen Mikijelj.  Në këtë lokacion do të ndërtohen duna artificiale çka do të jetë një zgjidhje e re e përkohshme, ndërsa në vazhdim do të punohet për të gjetur një zgjidhje të përherëshme.  “Ministria përkatëse ka punësuar ekspertë nga Italia dhe shpresoj që në një të ardhme të parashikueshme të fillojmë me zgjidhjen e përhershme të këtij problemi.  Ekspertët nga Italia dhanë edhe një zgjidhje të përkohshme shtesë që do të përdoret për sezonin e ardhshëm.  Brenda pak ditësh, në bashkëpunim me disa institucione shtetërore dhe ne si financues të atij projekti, do të fillojmë të punojmë në dunat artificiale në atë lokacion për të krijuar parakushte për mbrojtjen e pronës së Rivierës së Ulqinit në periudhën e ardhshme. por edhe për sezonin turistik”, tha Mikijelj. Ai pret të që puna të fillojë për 10 deri në 15 ditë, në varësi të kushteve atmosferike.

  • 1

    Radio