Sociale Më shumë

Krenaria e Nëntë përfundoi: Mbështetur nga ministra e zyrtarë

Prej tvteuta18:40, 16 Tetor 2021

Në qendër të Podgoricës u mbajt Parada e Krenarisë, e nënta me rradhë, memoton “Dashuri, njerëz”.

Në këtë tubim morën pjesë edhe  Ministrat Srzentiq, Radulloviq, Spajiq, Millatoviq, zyrtarët Bjekoviq, Vukoviq, si dhe Zëvendëskryeministri Abazoviq.

Danijell Kaleziq nga organizata Queer Montenegro tha se ka shumë më tepër njerëz që janë për herë të parë në Paradë.

Ai i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të miratojnë Ligjin për martesat e të njëjtës gjini.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha : ”Më vjen mirë që nuk ka më tensione, ne po piqemi si shoqëri. Ne duam një shoqëri të vërtetë demokratike. Miratimi i ligjit për partneritetin e të njëjtës gjini një hap i rëndësishëm përpara.”

  • 1

    Radio